09:53 / 22.12.2020
Vjedhje në Prizren, arrestohen dy persona ndërsa dy të tjerë janë larguar
Të dielën në ora 23:30, njësit Policore kanë arritur që të arrestojnë dy person të dyshuar për vjedhje e një depos private në Tranzitin e Ri në Prizren, ndërsa dy të tjerë kanë iku në drejtim të pa njohur.
Sipas Policisë në raportin 24 orësh, ka treguar se dy të dyshuarve i janë gjetur 600 euro.
“Tek të dyshuarit janë gjetur 600 euro që dyshohet të janë vjedhur në arkën e depos. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.























