13:10 / 24.12.2020
Aksident në tunelin e rrugës Tiranë-Elbasan
Një aksident i rëndë ka ndodhur brenda tunelit në rrugën Tiranë-Elbasan. Në aksident janë përfshirë disa makina, por nuk ka ende konfirmim për viktima apo të plagosur.
Në vendin e ngjarjes janë parë disa ambulanca, ndërsa rruga në dalje të tunelit është bllokuar.
Policia e Tiranës thotë se në aksident janë përfshirë dy mjete, në afërsi të tunelit. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët po dërgohen në spital, jashtë rrezikut për jetën./a2

























