Aksident në tunelin Tiranë-Elbasan, makinat bëhen “copash”
BKT
Kronika

Aksident në tunelin Tiranë-Elbasan, makinat bëhen “copash”

Një aksident i frikshëm u regjistrua mesditën e kësaj të enjteje në afërsi të tunelit Tiranë-Elbasan.

Policia njoftoi se në aksident u përfshinë dy mjete, të cilat siç shihen edhe nga fotot, janë shkërmoqur për shkak të përplasjes së fortë.

Për pasojë, dy shoferët morën plagë të lehta dhe po trajtohen në spital. Akoma nuk ka asnjë detaj se çfarë u bë shkak për aksidentin.VP


MË SHUME NGA Kronika