10:31 / 25.12.2020
Vjedhin dritare, tre të arrestuar në Vitomiricё të Pejёs
Tre persona janë arrestuar pasi kanë vdjedhur 12 dritare në fshatin Vitomiricё të Pejёs.
Rasti ka ndodhur më 23 dhjetor, ku sipas ankuesit vlera e dritarëve ishte njё mijё e dyqind euro.
“Njësiti i Hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejё, pas njё pune intensive operativo-hetimore nё datën e njёjtё, ka arritur tё identifikojë dhe arrestojë tё dyshuarit J.F. lindur me 1994, F.L. lindur me 1987 dhe S.B. lindur me 1992. Tё dyshuarit 1 dhe 2, pas intervistimit me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ndalohen pёr 48- orё, ndёrsa i dyshuari i tretё ёshtё liruar nё procedurё tё rregullt”, thuhet në njoftim.
Dritaret e vjedhura pas konfiskimit iu janё kthyer pronarit legjitim.























