09:16 / 26.12.2020
Plagoset me armë zjarri efektivi i policisë në Fier
Një efektiv i policisë i komisariatit të Peqinit ka shkuar i plagosur me armë zjarri në këmbë në spitalin e Fierit.
Policia e Fierit ka bërë të ditur se i plagosur ka mbetur punonjësi i policisë K. L., 39 vjeç, banues në Fier, njofton A2CNN.
Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa punonjësi i policisë, paraprakisht, ka deklaruar se është vetëplagosur aksidentalisht.























