09:52 / 27.12.2020
Gjobiten 473 qytetarë për mos respektimin e masave kundër Covid-19
Disa qytetarëve janë vendosur gjoba për mospërfillje të Ligjit Anti-Covid-19.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, brenda 24 orëve janë gjobitur 473 persona.
Kujtojmë se në muajin gusht ishte miratuar Ligji Anti-Covid-19, me qëllim të parandalimit të përhapjes së këtij virusi.
Gjoba për mosmbajtje të maskës është 35 euro.























