Deçan, një femër njofton policinë: I dashuri më ka sulmuar fizikisht
BKT
Kronika

Deçan, një femër njofton policinë: I dashuri më ka sulmuar fizikisht

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është raportuar edhe për kanosje, në Deçan.

Një femër ka njoftuar policinë se i dashuri i saj e ka sulmuar fizikisht dhe e ka kanosur në vazhdimësi.

“Deçan 27.12.2020-18:30. Viktima femër kosovare ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar me të cilin ishte në lidhje e ka sulmuar fizikisht dhe e ka kanosur në vazhdimësi. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.


MË SHUME NGA Kronika