Përplasen 5 makina në aksin Kashar-Rinas, 2 të lënduar
BKT
Kronika

Përplasen 5 makina në aksin Kashar-Rinas, 2 të lënduar

Mësohet se një aksident masiv është shënuar në aksin Kashar-Rinas afër Laknasit, ku janë përfshirë 5 makina dhe janë lënduar lehtë 2 persona.

Shkak mendohet se ka qenë lagështira dhe të plagosurit janë dërguar me ambulancë në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

Njoftimi i Policisë 

“Më datë 29.12.2020, në rrugën e “Rinasit”, dyshohet si pasojë e lagështirës janë përfshirë në përplasje 5 mjete. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar lehtë 2 shtetas, të cilët po dërgohen në ambulancë në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.


MË SHUME NGA Kronika