09:56 / 30.12.2020
Nipi kërcënon gjyshen me thikë në Ferizaj
Një grua, të martën rreth orës 15:00, ka raportuar në polici nipin e saj, në Ferizaj.
Gruaja është kërcënuar nga nipi i saj me thikë.
Djali dyshohet se është me të meta mendore.
“I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.























