Goditet me veturë këmbësorja në Greme të Ferizajt, bëhet për spital
BKT
Kronika

Goditet me veturë këmbësorja në Greme të Ferizajt, bëhet për spital

Kohët e fundit janë shtuar numri i aksidenteve si pasojë e reshjeve të shiut dhe të borës. Ndërsa një i tillë ka ndodhur në fshatin Greme të Ferizajt.

Një këmbësore derisa po kalonte rrugën është shkelur me veturë. Ajo ka pësuar lëndime trupore dhe menjëherë është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Rasti vazhdon të hetohet.


MË SHUME NGA Kronika