09:27 / 31.12.2020
Hajnat futen në poligon të armëve
Një person ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e objektit dhe pasi i kanë marr një pushkë ajrore dhe tri pistoleta, gjatë daljes të njëjtat i kanë lënë përpara poligonit.
Sipas policisë vjedhja e rëndë në tentativë ka ndodhur në një objekt afarist në rrugën Prishtinë-Ferizaj, të mërkurën në mëngjes.
Ankuesi për momentit nuk ka njohuri se a është vjedhur diçka nga objekti. Rasti mbetet nën hetime.























