Dyshohet për vetëvrasje në qendër të Prishtinës
BKT
Kronika

Dyshohet për vetëvrasje në qendër të Prishtinës

Një burrë dyshohet se ka vrarë vetën në qendër të Prishtinës, konkretisht pranë Bankës Qendrore të Kosovës.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një person është gjendur i vdekur në një objekt qendër të Prishtinës.

“Rreth orës 09:30 kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një objekt në rrugën ”Garibaldi” në Prishtinë.
Menjëherë njësia policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendngjarje, ku nga ekipi mjekësor është konfirmuar se personi (mashkull) është pa shenja jete”, ka thënë Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Ajo ka bërë të ditur se aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimin për rrethanat qe karakterizojnë këtë ngjarje tragjike.


MË SHUME NGA Kronika