14:19 / 02.01.2021
Plagoset edhe një femër natën e Vitit të Ri në Viti
Një femër derisa ishte në ballkonin e shtëpisë është goditur nga një predhë e armës së zjarrit.
Rasti ka ndodhur në Viti në ora 00:04. Viktima është dërguar në Emergjencën e Gjilanit dhe e njëjta sipas mjekut kujdestar, është në gjendje të rëndë.
Rasti është duke u hetuar.























