Rrahet rëndë një sirian në Mitrovicë, bëhet për spital
BKT
Kronika

Rrahet rëndë një sirian në Mitrovicë, bëhet për spital

Një person është rrahur rëndë sonte në Mitrovicë.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia, të cilët kanë thënë se në lidhje me ngjarjen është arrestuar një person.

“Rreth orës 18:00, është raportuar për një rrahje e ndodhur në sheshin ” Mehë Uka” në Mitrovicë.Si pasojë e rrahjes një person ka pësuar lëndime i cili është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar, rasti është duke u trajtuar nga hetuesit policor”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

Siç raportojnë mediat lokale, viktima është një azilant sirian. 


MË SHUME NGA Kronika