10:16 / 05.01.2021
Një i arrestuar në Drenas, për organizim të lojërave të fatit
Një person është arrestuar në Drenas, pasi që që dyshohet se i njëjti ka organizuar lojëra të fatit.
Policia në lokalin e tij ka gjetur aparate të lojërave të fatit, pesë televizor për lojëra dhe një kompjuter të cilat janë sekuestruar nga njësia e Doganave të Kosovës.
Me aktvendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.























