Ngacmim seksual në Suharekë, arrestohet i dyshuari
BKT
Kronika

Ngacmim seksual në Suharekë, arrestohet i dyshuari

Policia ka arrestuar një person në Suharekë, pasi ka kryer veprën penale “ngacmim seksual”.

Rasti ka ndodhur mesditën e 2 janarit në Suharekë, ka njoftuar Policia në raportin 24 orësh.

I dyshuari i ka dërguar një gruaje një foto-montazhë përmes rrjetit social Facebook.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika