Policia interviston dy të mitur nga Istogu që bashkëjetonin
BKT
Kronika

Policia interviston dy të mitur nga Istogu që bashkëjetonin

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast “Bashkësia jashtë martesore me personin nën moshën 16 vjeçare” në Istog.

Sipas raportit të policisë thuhet se në stacionin policor janë paraqitur i dyshuari mashkull kosovar dhe viktima femër kosovare të cilët kanë deklaruar se janë duke bashkëjetuar edhe përkundër pëlqimit të prindërve të viktimës.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që viktima pas intervistimit të dërgohet tek prindërit e saj, ndërsa i dyshuari pas intervistimit të lirohet në procedurë të rregullt. 


MË SHUME NGA Kronika