Arrestohet gjakovari, detyroi një grua të kryej akte seksuale
BKT
Kronika

Arrestohet gjakovari, detyroi një grua të kryej akte seksuale

Një burrë nga fshati Brekoc i Gjakovës, është arrestuar dje nga Policia e Kosovës, pasi i njëjti e ka nxitur një femër të kryej akte seksuale, duke i premtuar martesë.

Policia përmes raportit 24 orësh njofton se i njëjti po hetohet për “nxitje të akteve seksuale me premtim të rrejshëm të martesës”.

Policia bën me dije se i dyshuari e kishte shfrytëzuar seksualisht viktimën me premtimin se me të njëjtën do të martohej. 

Njoftimi i plotë:

Fsh. Brekoc, Gjakovë 11.01.2021-21:00.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka shfrytëzuar seksualisht viktimën femër kosovare me premtimin se me të njëjtën do të martohej. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar. Rasti është duke u hetuar.


MË SHUME NGA Kronika