20:26 / 17.01.2021
Tiranë, 54-vjeçarja bie nga lartësia, detajet e para
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë.
Policia e Tiranës njofton se rreth orës 19:50, në rrugën “Sinan Tafaj”, aksidentalisht ka rënë nga lartësia shtetasja M. Xh, 54 vjeçe, e cila po dërgohet në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /TCH























