Organizim i lojërave të fatit në Podujevë, 16 persona dërgohen në stacion
BKT
Kronika

Organizim i lojërave të fatit në Podujevë, 16 persona dërgohen në stacion

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Podujevë, një lokal pa mbishkrim janë zhvilluar veprimtari të lojës së fatit (bastore).

Rasti ka ndodhur të dielën, ku 16 personat të cilët ishin brenda lokalit janë shoqëruar në stacion policor dhe janë intervistuar.

Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë konfiskuar pajisje të cilat dyshohen të kenë shërbyer për lojëra te fatit, si dhe disa para të gatshme.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt.


MË SHUME NGA Kronika