10:46 / 20.01.2021
Vetaksident i rëndë në hyrje të Fushë Kosovës
Një vetaksident trafiku ka ndodhur rreth orës 05:00 në Bresje të Fushë Kosovës.
Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës.
“Rreth orës 05:00, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Pejë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Bresje të Fushë Kosovës. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka deklaruar Ahmeti.























