I vidhet komplet data baza me të dhënat e firmës, arrestohen dy të dyshuar
BKT
Kronika

I vidhet komplet data baza me të dhënat e firmës, arrestohen dy të dyshuar

Në Prishtinë, viktima femër ka raportuar në polici se katër persona të dyshuar i kanë vjedhur komplet data bazën me të dhënat e firmës dhe janë duke e përdorur për përfitime personale.

Të dyshuarit ishin punëtor të saj kohë më parë, transmeton lajmi.net.

Dy nga të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë pas intervistimit janë liruar./Lajmi.net/


MË SHUME NGA Kronika