Arrestohen dy të dyshuar për rrahjen e një personi në rrugën "Fehmi Agani"
BKT
Kronika

Arrestohen dy të dyshuar për rrahjen e një personi në rrugën "Fehmi Agani"

Janë arrestuar dy të dyshuar te kafet e vogla në Prishtinë, pasi ata kanë rrahur një mashkull, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në rrugën “Fehmi Agani”, të mërkurën rreth orës 18 e 30 minuta.

“Viktima ka marrë trajtim mjekësor dhe është liruar për shërim shtëpiak, ndërsa me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./IndeksOnline/


MË SHUME NGA Kronika