Një femër në Prizren raporton se është sulmuar seksualisht

Një femër në Prizren raporton se është sulmuar seksualisht

Një femër ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga një person.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 01:30, në Prizren.

Siç thuhet në raport, palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se nga një person është sulmuar seksualisht. Palët janë intervistuar, me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.