​Prezantohet rrejshëm si person zyrtar, arrestohet nga policia

​Prezantohet rrejshëm si person zyrtar, arrestohet nga policia

Një person në Prishtinë është arrestuar nga Policia, pasi i njëjti është prezantuar rrejshëm si persona zyrtar.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.

“Pas pranimit të informatës është ndaluar një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit të veturës është gjetur dhe konfiskuar një çertifikatë dhe një ID me të cilën i dyshuari më herët ishte prezantuar si person zyrtar. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.