Kroaci: Dy trupa të pajetë gjenden nën borë
BKT
Kronika

Kroaci: Dy trupa të pajetë gjenden nën borë

Gjatë operacionit të pastrimit të borës në malin Papuk, punëtorët e shërbimit dimëror në Kroaci gjetën trupat e pajetë të dy personave.

Informacioni është konfirmuar për portalin pozega.eu nga Administrata e Policisë Virovitica-Podravina, anëtarët e së cilës po kryejnë një hetim në vendin e ngjarjes.

"Një hetim dhe kërkim i mëtejshëm i terrenit është duke u zhvilluar dhe të martën në mëngjes ne do të informojmë publikun në lidhje me rezultatet në një deklaratë," tha zëdhënësi i policisë Virovitica-Podravina, Josip Stajdohar.

Sipas informacioneve preliminare, dyshohet se bëhet fjalë për migrantë që u kapën nga të ftohtit dhe bora në Papuk, ku trashësia e saj arrin deri në gjysmë metër, transmeton portali kroat Index.


MË SHUME NGA Kronika