Dyshohet se falsifikuan para, në pranga katër persona
BKT
Kronika

Dyshohet se falsifikuan para, në pranga katër persona

Menjëherë njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Pejё, kanё dalë nё vendngjarje, dhe pas njё pune operativo-hetimore, më datë 25.01.2021, kanë arritur tё identifikojnë dhe arrestojnë katër (4) persona tё dyshuar.

Policia e Kosovës, Stacioni Policor nё Pejё, me datё 23.01.2021, nga viktimat e rastit ёshtё informuar në orën 14:20, nё dy (2) kёmbimore në rrugën ‘Eliot Engel’ nё Pejё, dy (2) persona tё panjohur kanë bёrё këmbimin nga dymijë e pesëqind e (2500) dollarëve amerikanë, tё cilat i kanë këmbyer në valutën euro.

Te njёri nga tё dyshuarit janё gjetur dhe sekuestruar katërmijë e pesёdhjetё (4050) euro. Pas intervistimit nga hetuesit tё dyshuarve me vendim tё prokurorit tё shtetit iu ёshtё caktuar masa e ndalimit prej 48- orësh/Lajmi.net/


MË SHUME NGA Kronika