14:44 / 27.01.2021
Kërcënoi prindërit se do u djeg shtëpinë, denohet prizrenasi
Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur dënimin me gjobë dhe një vit burgim për një të dyshuar i cili përderisa ishte nën ndikimin e narkotikëve kishte kanosur prindërit e tij.
Sipas njoftimit të Gjykatës i dyshuari nën ndikimin e narkotikëve u kishte kërkuar prindërve të tij 100 euro, ose në të kundërtën do t’ua djeg shtëpinë.
Sipas njoftimit të gjykatës ai ka shkaktuar frikë, stres psikologjik, ankth dhe pasiguri tek prindërit.























