Tre emigrantë janë rrahur dje rëndë mes vete në Prishtinë
BKT
Kronika

Tre emigrantë janë rrahur dje rëndë mes vete në Prishtinë

Tre emigrantë nga Maroku, Algjeria dhe Palestina janë rrahur dje rëndë mes vete në Prishtinë.

Policia e Kosovës me anë të raportit 24 orësh ka thënë se tre të lartëpërmendurit janë arrestuar për shkak të një rrahjeje që ka ndodhur rreth orës 19:27, shkruan lajmi.net.

Të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe u është ofruar ndihma mjekësore.

Me urdhër të prokurorit të njëjti janë dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/


MË SHUME NGA Kronika