09:45 / 29.01.2021
Rrahen mes vete tre emigrantë në Prishtinë
Tre emigrantë nga Maroku, Algjeria dhe Palestina janë rrahur dje rëndë mes vete në Prishtinë.
Policia e Kosovës me anë të raportit 24 orësh ka thënë se tre të lartëpërmendurit janë arrestuar për shkak të një rrahjeje që ka ndodhur rreth orës 19:27.
Të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe u është ofruar ndihma mjekësore.
Me urdhër të prokurorit të njëjti janë dërguar në mbajtje.























