12:14 / 29.01.2021
Aksident i rëndë trafiku në Zakut të Podujevës, lëndohen nëntë persona
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Zakut të Podujevës.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për lajmi.net se si rrjedhojë e këtij aksidenti janë lënduar nëntë persona.
Ajo ka thënë se të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor si pasojë e lëndimeve të marra.
“Rreth orës 09:00 në fshatin Zakutë të Podujevës, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme si pasojë e aksidentit janë lënduar 9 persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merren hetuesit e njësitit të trafikut”, ka thënë Ahmeti. /Lajmi.net/























