12:59 / 30.01.2021
Dy këmbësorë goditen nga vetura në Prishtinë
Dy persona janë shkelur me veturë teksa po kalonin zebrat përballë stacionit policorë në rrugën “Luan Haradinaj”.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi ka treguar për KosovaPress se aksidenti ndodhi rreth orës 10:45 gjatë së shtunës.
“Në ora 10:45, policia është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën 'Luan Haradinaj'. Njësia policore ka dal në vend-ngjarje, të përfshirë në aksident ka qenë një veturë dhe dy këmbësorë. Nga aksidenti dy persona (këmbësorë) janë lënduar”, tregoi Krasniqi.























