Aksident trafiku në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, lëndohen dy persona
BKT
Kronika

Aksident trafiku në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, lëndohen dy persona

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në mes dy automjeteve në autostradën ‘Ibrahim Rugova’.

Si pasojë e këtij aksidenti, janë lënduar dy persona.

Shkaqet e aksidentit nuk janë bërë të ditura, teksa njëri nga të lënduarit është dërguar në spital për marrje të tretmanit mjekësor.

“Aksidenti ka ndodhur në autostradë, drejtimi Duhël-Prishtinë (km 42). Në aksident janë përfshirë dy automjete dhe si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime, njëri prej tyre është dërguar për trajtim mjekësor. Njësia e trafikut e autostradës është marrë me aksidentin”, u deklaruan nga Policia e Kosovës.lajmi.net


MË SHUME NGA Kronika