Djali ia grabit paratë babait
BKT
Kronika

Djali ia grabit paratë babait

Një person ka raportuar se djali i tij me forcë i ka grabitur portofolin me 130 euro.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 18:35, në Gjakovë.

Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa rasti është duke u hetuar.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij i dyshuari mashkull kosovar me forcë i ka grabitur portofolin me 130€. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.


MË SHUME NGA Kronika