11:39 / 05.02.2021
Sulmohen fizikisht dy persona në Prishtinë
Dy persona pas një mosmarrëveshje janë sulmuar fizikisht nga një person tjetër.
Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 00:05, në Prishtinë.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari është mbajtur në stacion deri në mëngjes pastaj është liruar.
“Dy viktimat meshkuj kosovarë kanë raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale janë sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është mbajtur në stacion deri në mëngjes pastaj është liruar”, thuhet në raport.























