11:19 / 09.02.2021
Sulmohet punëtori teknik në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë
Një person është arrestuar në Klinë për shkak se në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare e kishte sulmuar fizikisht në vendin e punës një punëtor teknik.
I dyshuari kishte qenë nën ndikim të alkoolit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.























