Gjendet i vdekur në rrugë një person në Deçan
BKT
Kronika

Gjendet i vdekur në rrugë një person në Deçan

Një person është gjetur i shtrirë në rrugë nga disa kalimtarë, të cilët e kishin dërguar në Spitalin e Pejës.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 21:58 në fshatin Strellc i Epërm, në Deçan.

Siç thuhet në raport, njësiti policor ka shkuar në spital dhe ka kuptuar se viktima kishte ndërruar jetë

“Është raportuar se një mashkull kosovar është gjetur në rrugë i shtrirë dhe nga disa kalimtar ishte dërguar në spitalin e Pejës. Njësiti policor ka shkuar në spital dhe ka kuptuar se viktima kishte ndërruar jetë. Me konsultim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport

 

 

 


MË SHUME NGA Kronika