Sulmoi fizikisht familjarët e tij, arrestohet
BKT
Kronika

Sulmoi fizikisht familjarët e tij, arrestohet

Policia e Kosovë, ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur ditën e mërkurë në Gjilan.

Policia bën të ditur se një person ka sulmuar familjarët e tij, ky dy nga ta kanë pësuar lëndime trupore.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar familjaret e tij. Si pasojë dy nga familjaret pësojnë lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia thekson se me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

 

 

 


MË SHUME NGA Kronika