13:15 / 11.02.2021
Kapet drogë në Malin e Zi, 24 të arrestuar
24 persona ranë në pranga të policisë malazeze me akuzën e kontrabandës së marihuanës që si pikënisje kishte Shqipërinë, dhe destinacion vendet e Bashkimit Evropian.
Mes të arrestuarve nuk ka ndonjë shtetas shqiptar, por policia po heton rastin për të verifikuar edhe lidhjet e tjera me prodhuesit e lëndës narkotike në Shqipëri.
Zonat kufitare mes Malit të Zi dhe Shqipërisë siç janë Lumi Buna, Liqeni i Shkodrës, zona e Malësisë dhe ajo e Vermoshit konsiderohen si territoret më të përshtatshme për trafikimin e lëndëve narkotike në drejtim të Malit të Zi dhe Evropës. Si provë materiale u konfiskua gjysmë toni marihuanë./a2























