12:08 / 16.02.2021
Mitrovicë, i hynë në shtëpi, e lidhën dhe i kërkuan para
Një person nga Mitrovica e Veriut ka raportuar në polici se tre të dyshuar të panjohur, të maskuar dhe të armatosur i kane hyrë në banesën e tij, e kanë lidhur dhe nën kërcënimin e armës i kanë kërkuar para.
Pasi të dyshuarit e kanë demoluar banesën, i kanë grabitur 470 euro, 7000 dinarë dhe një telefon, e më pas janë larguar në drejtim të panjohur.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe rasti është nën hetime.























