Rrihen dy persona në veri të Mitrovicës
BKT
Kronika

Rrihen dy persona në veri të Mitrovicës

Dy persona pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht mes vete.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 15:43, në veri të Mitrovicës.

Siç thuhet në raport, gjatë përleshjes njëri nga të dyshuarit ia ka dëmtuar të dyshuarit tjetër veturën duke ia thyer parafangon e veturës.

“Raportohet se dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë përleshur fizikisht në mes vete. Gjatë përleshjes, njeri i dyshuari i ka dëmtuar të dyshuarit tjetër veturën duke ia thyer parafangon e veturës. Nuk raportohet për të lënduar ndërsa me vendim të prokurorit rast shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kronika