12:02 / 19.02.2021
Konflikt në ish-Bllok, plagoset me sende të forta një person
Një person mbeti i lënduar gjatë një konflikti në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
Siç bën me dije policia, “gjatë një konflikti për motive të dobëta, persona ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta shtetasin J. M.”
Ky i fundit është dërguar në spital, ku pas marrjes së mjekimit është dërguar në shtëpi.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të përfshirë në konflikt që çuan në plagosje ne J.M.























