12:05 / 19.02.2021
Vëllezërit në Poliçan konfliktohen me të miturin,e godasin me thikë në kokë
Një adoleshent është plagosur me thikë në kokë pas një sherri të momentit me dy vëllezër.
Ngjarja ka ndodhur në Poliçan.
Vëllezërit me inicialet E.U. dhe L.U. në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur për motive të dobëta më thikë, duke i shkaktuar plagë të rënda në kokë, shtetasin A. I., 15 vjeç, banues në Poliçan, i cili po merr ndihmën mjekësore në spitalin rajonal Berat.
Policia bëri arrestimin në flagrancë të 22-vjeçarit Ervin Uzuni, ndërsa procedoi në gjendje të lirë vëllain e tij, Luiz Uzuni 18 vjeç, të dy banues në Poliçan.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim./oranews























