12:22 / 19.02.2021
Zhduket një femër në Podujevë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një femër ka raportuar në Polici se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.
Rasti ka ndodhur në Sfeqël të Podujevës, transmeton Telegrafi
“Fsh. Sfeqël, Podujevë, 17.02.2021-00:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj”, thuhet në raport.























