Arrestohet një person në Pejë, dyshohet se vodhi një veturë
Policia e Kosovës ka raportuar për një vetur të vjedhur në Pejë.
Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi që i njëjti dyshohet se ka vjedhur veturën e cila ishte përdorur për barjten e kufomave, transmeton indeksonline.
Vetura ishte në parkingun e BIK-ut, derisa është vjedhur.
“VETURË E VJEDHUR E GJETUR- Rr. Lidhja e Pejës, Pejë 24.02.2021 – 04:36. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte vjedhur veturën e cila kishte qenë në parkingun e Bashkësisë Islame në Pejë, veturë e cila përdoret për bartjen e kufomave. I dyshuari është ndaluar duke drejtuar veturën në Mitrovicën e Jugut. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt”, njofton policia e Kosovës.























