09:33 / 25.02.2021
Largohet nga shtëpia një e mitur në Fushë Kosovë
Një e mitur është raportuar se është larguar nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 11:30, në Fushë Kosovë, transmeton Telegrafi.
Siç thuhet në raport, rasti është duke u hetuar.
“Është raportuar se viktima femër kosovare e mitur është larguar nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.























