12:12 / 25.02.2021
Aksident në Shkozë, përplasen dy motorë
Dy mjete tip motor, janë përplasur ditën e sotme rreth orës 11:00 tek rrethrrotullimi i Shkozës, njofton policia.
Motori me drejtues H.H, u përplas me mjetin motor me drejtues F.M. Si pasojë e aksidentit është lënduar shtetasi F.M, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./oranews























