Gjendet një person pa shenja jete në Prishtinë
BKT
Kronika

Gjendet një person pa shenja jete në Prishtinë

Një 60 vjeçar është gjendur sot në mëngjes pa shenja jetë në rrugën “Tirana”, në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Burovci. Sipas tij, rreth orës 08:40 është raportuar për një person pa shenja jete në rrugën “Tirana” në Prishtinë.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar ekipet e mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar se trupi është pa shenja jete. Informacionet fillestare flasin që viktima është një mashkull rreth 60 vjeç. Policia është në vendin e ngjarjes dhe aktualisht po trajton të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjen me qëllim ndriçimin e plotë të saj”, tha ai.


MË SHUME NGA Kronika