10:55 / 26.02.2021
Tre person të rinj me armë lodre arrijnë të grabisin 30 euro nga arka
Tre persona të maskuar e me një armë lodre kanë arritur që mbrëmë të grabisin 30 euro nga arka e pagesave në Dardani, në komunën e Fushë Kosovës.
Sipas Policisë së Kosovës nuk raportohet për të lënduar.
“Rr. Dardania, Fushë Kosovë, 25.02.2021 – 18:40. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se në një lokal ka ndodhur një grabitje ku tre persona të moshës së re, të maskuar, me kapele të zeza në kokë dhe me një armë dyshohet lodër kanë arritur ti grabisin rreth 30 euro para nga arka e pagesave. Njësitë policore janë duke hetuar rastin. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/























