13:36 / 26.02.2021
Dy aksidente me pasojë vdekje në Vlorë dhe Tiranë
Një fëmijë 7-vjeç dhe një grua 60-vjeçe humbën jetën mesditën e sotme në dy aksidente të ndryshme në Vlorë dhe Tiranë.
Policia njoftoi se fëmija me inicialet A.C u përplas nga një makinë në rrugën Vlorë-Peshkëpi dhe nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Për këtë aksident u shoqërua në komisariat drejtuesi i makinës, personi me inicialet E.SH, njofton euronews.albania.
Pak më vonë, policia njoftoi se rreth orës 12:00 në rrugën “Abedin Rexha” në zonën e ish-rreth-rrotullimit Shqiponja në Tiranë, një grua rreth 60-vjeçe humbi jetën si pasojë e përplasjes nga një kamion.
Kamioni drejtohej nga P.Rr (40 vjeç), i cili është shoqëruar gjithashtu në komisariat.























